A e shkakton vërtet moti i ftohë gripin? Ja çfarë thotë shkenca

Shumë njerëz janë rritur me bindjen se dalja jashtë pa pallto, thithja e ajrit të ftohtë apo qëndrimi në shi dhe borë shkaktojnë ftohje dhe grip. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se kjo lidhje nuk është aq e drejtpërdrejtë sa mendohet.

Ekspertët theksojnë se temperaturat e ulëta nuk shkaktojnë infeksione në vetvete. Ftohjet dhe gripi shkaktohen nga viruset, si rinoviruset dhe viruset e gripit, të cilat përhapen nga personi në person përmes pikave të frymëmarrjes ose kontaktit fizik, pavarësisht motit.

Megjithatë, rastet e infeksioneve të frymëmarrjes rriten ndjeshëm gjatë muajve të dimrit në mbarë botën. Kjo lidhet me faktin se viruset mbijetojnë më gjatë në kushte të ftohta dhe të thata. Sipas hulumtimeve, ajri i thatë bën që pikat e vogla të nxjerra gjatë frymëmarrjes, të folurit apo kollitjes të qëndrojnë më gjatë pezull në ajër, duke rritur rrezikun e infektimit.

Si pasojë, moti i ftohtë nuk është shkaktari direkt i sëmundjes, por krijon kushte më të favorshme për përhapjen e viruseve dhe rrit ndjeshmërinë e njerëzve ndaj infeksioneve respiratore gjatë stinës së dimrit.

Postime të ngjashme

Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak
Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara