Studimi: Më shumë se një e treta e rasteve të kancerit janë të parandalueshme

Pothuajse 40% e rasteve të reja të kancerit në mbarë botën janë potencialisht të parandalueshme, sipas një studimi të ri ndërkombëtar që analizoi të dhëna nga 185 vende.

Studimi tregon se vetëm gjatë vitit 2022, rreth 7 milionë diagnoza të kancerit u lidhën me faktorë rreziku të modifikueshëm, faktorë që mund të shmangen ose kontrollohen. Pirja e duhanit mbetet shkaktari kryesor i kancerit në nivel global, e ndjekur nga infeksionet dhe konsumimi i alkoolit.

“Shmangia e këtyre faktorëve përfaqëson një nga mënyrat më efektive për të ulur barrën e kancerit në të ardhmen,” tha Hanna Fink, epidemiologe e kancerit pranë Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin të OBSH-së.

Hulumtimi, i publikuar në revistën Nature Medicine, analizoi 36 lloje kanceri dhe 30 faktorë rreziku të njohur, duke theksuar rëndësinë e parandalimit përballë rritjes së pritshme të rasteve të kancerit në dekadat e ardhshme.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi