Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma për përfitime në mënyrë abuzive nëpërmjet skemës se rimbursimit të barnave si dhe hedhje në tregun farmaceutik të barnave të skaduara.

Drejtoria e hetimit Tatimor duke marre shkas nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për procesin e rimburismit të barnave ka referuar gjetjet ne Prokurorinë e Tiranës

Është konstatuar se nga ana e grupit të kontrollit janë marrë në konsideratë për efekt llogaritje, lista e barnave prej 18 medikamente, në sasinë 12,178 copë, me vlerë 41,999,556 lekë, të cilat pretendohet se u ka kaluar afati i skadencës edhe mbi 1 vit, për të cilat nuk ka një dokument ose proces-verbal të lëshuar nga autoritetet kompetente si dhe nuk është kryer procedura e rregullt për nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre, duke mos njoftuar Drejtorin Rajonale Tatimore përkatëse nën juridiksionin të cilës i përket, si dhe duke mos marrë miratim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore”, thuhet në raportin e KLSH.

Po kështu nga gjetjet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit hidhen dyshime për përftime në mënyrë abuzive nga skema e barnave të rimbursueshme duke mos i nxjerre i ato jashtë përdorimit dhe për më tepër duke rriskuar jetën e qytetarëve që përfitojnë barna me rimbursim.

Si përfundim, mungesa e kryerjes në kohë dhe të dokumentuar sipas përcaktimeve të kuadrit rregullator tatimor dhe të marrëveshjes kontraktuale për rimbursim në rastin e daljes së barnave jashtë përdorimit, sjell risk në gjendjen e saktë reale inventariale të barnave të rimbursueshme sipas LBR-së, si dhe në nivelin e rimbursimit të përfituar nga Depo-Importuese “R….F….”, dhe gjithashtu riskun e rifutjes në qarkullim të barnave të skaduara me qëllim përfitimin e rimbursimin, por me pasoja në shëndetin e pacientëve”, thuhet më tej në raport.

Kompania Rejsi Farma akuzohet se ka mashtruar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm me dokumentacionin që duhet te paraqiste  mbi inventarin e barnave të skaduara duke pasqyruar informacione jo të sakta.

Burime të sigurta të Top Channel konfirmojnë se dosja që rëndon ndaj kompanisë Rejsi Farma po hetohet nga Prokuroi i Tiranës, Ndini Tavani./tch

Postime të ngjashme

Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Dita Ndërkombëtare e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane
Ndryshimi i stilit dhe ritmit të jetës, rritet kërkesa për ushqime të gatshme
Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?
Ministrja e Shëndetësisë: Në 2027 do të rimbursojmë trajtimin e personave me diabet tip 1