Ushqimi me erëza, shqetësues për gjumin

Gjatë gjumit tretja ngadalësohet. Ushqimet me erëza (ose pikante) normalisht duan më shumë kohë për t’u tretur. Si rrjedhojë, nëse i konsumoni para se të flini, do të jetë edhe më e vështirë për ju të kaloni një natë të qetë.

Ushqim me erezaSupozohet që gjumi të shërbejë për çlodhjen dhe rikuperimin e trupit, por konsumimi i ushqimeve me erëza mund ta vështirësojë këtë proces dhe të bëjë që të zgjoheni shpesh gjatë natës. Si rezultat do të bëni pak gjumë dhe të nesërmen do të ndiheni të lodhur.

Gjithashtu, një mënyrë tjetër negative se si ndikojnë këto ushqime, është duke ngritur temperaturën e trupit. Si rrjedhojë, trupi e ka të vështirë të balancojë temperaturën e vet dhe ul cilësinë e gjumit.

Sipas studimeve të kryera nga ekspertët e fushës, ushqimi me erëza shkakton mankthe apo ëndrra të këqija. Sipas Tore Nielsenit, drejtor i Laboratorit të Ëndrrave dhe Manktheve në spitalin “Zemra e Shenjtë” dhe profesor në Universitetin e Montrealit, disa njerëz mund të jenë të ndjeshëm ndaj përbërjes kimike të ushqimeve me erëza.

Sugjerohet që ushqimet me erëza (pikante) të konsumohen të paktën 2-3 orë para se të flemë. /Përgatiti në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore