Cilat janë mënyrat e duhura për të humbur peshë?

Për të humbur peshë në një formë të shëndetshme, është e rëndësishme të dimë se cilat nga rregullat e humbjes së kileve janë mite dhe cilat të vërteta.

dietaDietat, mënyra më e mirë për të humbur peshë

E gabuar! Hulumtimet tregojnë se gratë në veçanti, kur duan të humbasin peshë iu nënshtrohen dietave. Për fat të keq studimi tregon se ka shumë pak gjasa që nëpërmjet dietave të kemi humbje peshe afatgjatë. Më shumë se 85% e njerëzvve e kanë rimarrë peshën që kanë humbur një vit pas dietës. Gjithashtu, dietat  mund të ndikojnë në trupin tuaj duke rritur rrezikun për t’u sëmurur nga diabeti.

Të hani mëngjes të bollshëm

E gabuar! Një studim i fundit ka konfirmuar se ngrënia ose jo e mëngjesit nuk përbën rëndësi në humbjen e peshës. Çdo njeri është i ndryshëm, ju mund të jeni një njeri që zgjohet herët ose dikush që zgjohet vonë, kështu që nuk është për t’u habitur që nevojat dhe dëshirat tuaja për të ngrënë mëngjes të jenë të ndryshme. Ndaj dëgjojeni trupin tuaj kur është fjala për të ngrënë: nëse po hani përbërësit e duhur, trupi do t’ju thotë kur është i ngopur.

truriHani ushqime të varfra në yndyrë për të rënë në peshë

E gabuar! Në bazë të dëshmive të marra del se fakti që yndyra është e dëmshme për trupin dhe shëndetin është thjesht mit, edhe pse kjo ka qenë teoria e profesionistëve të shëndetit për dekada me radhë. Ne inkurajohemi që të përdorim shumë te karbohidratet dhe të gjithë shkojmë tek buka, makaronat dhe orizi, që në fakt mund të na bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Yndyrnat e marra në sasi të ekuilibruar janë thelbësore për shëndetin e trupit dhe trurit tonë: e dini që 60% e trurit është yndyrë? Duhet të keni parasysh se çdo ndryshim që bëni në mënyrën e të ushqyerit, duhet të jetë i qëndrueshëm, përndryshe nuk do të ketë rezultat.

Mos hani mes vakteve

E vërtetë! Shpesh dëgjojmë të thuhet se të hahet pak dhe shpesh ndihmon për të djegur më shumë kalori, por nëse rrini pa ngrënë ushqim për disa orë, do të kuptoni se nuk na hahet nga uria, por nga zakoni. Hulumtimet e fundit mbështeten në këtë pikëpamje: një studim ka gjetur fakte se gratë të cilat hanin 2 ose 5 vakte me të njëjtën përmbajtje në kalori nuk kishin ndryshim në sasinë e energjisë të djegur. Ngrënia e ushqimit shpeshherë gjatë ditës mund të prodhojë shenja inflamacioni (mund të rrisë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme), pra gjyshet tona kanë pasur të drejtë kur vazhdimisht na thonin “mos hani para buke”

UshtrimetUshtrimet gjimnastikore nuk ju ndihmojnë të humbni peshë

E gabuar! Ushtrimet gjimnastikore na  ndihmojnë në ndërtimin e muskujve si dhe në djegien e shumë energjive në afat më të shkurtër. Duke filluar nga mosha 30 vjeç, çdo dekadë ne humbim rreth 5% të muskujve tanë dhe ndaj rënia në peshë bëhet edhe më e vështirë pas kësaj moshe. Aerobia e kombinuar dhe me ushtrime të tjera zvogëlon rrezikun e obezitetit qendror, yndyrën në stomak dhe gjithashtu mundësinë për t’u prekur nga diabeti.

Bëni gjumë të mirë që të dobësoheni

E vërtetë! Ka shumë studime që tregojnë se privimi nga gjumi na bën të ndihemi më të fryrë. Një gjumë i mirë është i shëndetshëm për trupin dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në humbjen e peshës./ Daily Mail/ Përshtati në shqip: Elena Beta

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët