Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri

Trajtimi i diabetit Tip 2, një sëmundje  po prek gjithmonë e më shumë njerëz ka ndryshuar rrënjësisht vitet e fundit.

Endokrinologët e fushës referojnë se tashmë, qëllimi i terapisë te pacientet diabetikë nuk mbajtja nën kontroll e glicemisë, por duhet të shkohet edhe përtej kësaj.

Pacientet diabetikë kanë nje risk shumë të lartë për të bërë evente kardiovaskulare si dhe për të pasur një sërë komplikacionesh makro dhe mikrovaskulare.

Shpesh edhe në momentin që sapo janë diagnostikuar mund të kenë një sërë komplikacionesh që lidhen me diabetin.

Për fat të keq, qoftë edhe një vit menaxhim jo i mirë i diabetit, mund të çojë në një risk prej 67% për të bërë infarkt miokardit dhe rreth 51% për goditje në tru.

Po ashtu, pacientët me një hemoglobinë të glukozuar mbi 8% kanë një risk 4 herë më të lartë për të vuajtur nga sëmundje kronike të veshkave.

Siç bëhet e qartë nga ekspertët, diabeti rrallë herë shfaqet si një sëmundje e vetme. Për rrjedhojë, pacientët duhet të edukohen dhe të kuptojnë se qëllimi i trajtimit të tyre  është mbrojtja në tërësi e organeve që shkatërrohen nga kjo sëmundje.

Barnat inovative si Ozempic, që i përkasin klasës së GLP-1, kanë sjellë pikërisht këtë risi sa i takon trajtimit të diabetit tip 2.  Ato ulin ndjeshëm gliceminë dhe peshën, dhe gjithashtu ofrojnë një mbrojtje të mirë të zemrës dhe veshkave, duke parandaluar në kohë çdo komplikacion.

Ozempic tashmë është i disponueshëm me recetë sipas rekomandimit të mjekut specialist , në të gjitha farmacitë në vend.

Për shkak të popullaritetit te këtij medikamenti, pacientët duhet të jenë tejet të vëmendshëm për të mos rënë pre e kontrabandës ose produkteve që nuk vijnë në rrugë zyrtare dhe mund të kenë rrezikshmëri të lartë për shëndetin e tyre.

Të gjitha preparatet janë të autorizuara nga Agjencia e Barnave dhe duhet të kenë pullën e kontrollit.

Postime të ngjashme

Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit