Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve

Ky pyetësor zhvillohet nga Together for Life (TFL), me mbështetjen e Autoritetit të Medias Audiovizive, në kuadër të projektit mbi “Presionin publik dhe ndikimin e dezinformimit në mjekësi”. Qëllimi i këtij raporti është të analizojë ndikimin që dezinformimi ka në vendimmarrjen mjekësore, në besimin e pacientëve ndaj profesionistëve të shëndetësisë, si dhe në përhapjen e praktikave jo të sigurta, me fokus të veçantë në ndikimin mbi mbulimin vaksinal dhe rreziqet për shëndetin publik.

Raporti do të mbështetet në të dhënat e mbledhura përmes këtij pyetësori online, i cili do të realizohet me profesionistë të shëndetësisë, pacientë, nëna të reja dhe familjarë të tjerë. Për qëllimet e këtij pyetësori, me “dezinformim” kuptojmë informacion që bie ndesh me udhëzimet dhe protokollet zyrtare të vaksinimit, evidencat shkencore dhe rekomandimet e autoriteteve kompetente shëndetësore.

Pjesëmarrja juaj është vullnetare dhe përgjigjet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime studimore dhe analitike.

Postime të ngjashme

FOTO/  Kush është mjeku 72-vjeçar që akuzohet për abuzim seksual, Nikolla Nunka pezullohet nga detyra deri në përfundimin e hetimeve
Shenjat fizike që paralajmërojnë për probleme shëndetësore
Problemet me veshkat: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni - Podcast me mjeken Marsida Duli - Ep.26
A është ngrënia e mëngjesit vonë e rrezikshme për shëndetin? Ja çfarë thotë studimi
PROMO | Podcast me mjeken alergologe Mira Xhixha – Të mërkurën, 4 mars 2026
Ky mjet i inteligjencës artificiale mund t’i shpëtojë pacientët me kancer nga kimioterapia që nuk u nevojitet
Njihuni me ata që janë vërtet të varur nga ekranet: të moshuarit
Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin