Allmuça: Nëse duam që dhuna të mos përsëritet, duhet të punojmë me dhunuesit duke i rehabilituar

Marsela Allmuça, drejtoreshë ekzekutive e qendrës “Strehëza Edlira Haxhiymeri” shprehet se Nëse duam që dhuna të mos përsëritet duhet të punojmë me dhunuesit duke e rehabilituar.

“Është shumë e rëndësishme që ta shohim rehabilitimin e dhunuesit në funksion të sigurisë së viktimës, sepse ka edhe një qasje në vendin tonë që edhe në mesin e profesionistëve dëgjoj shpesh që s’mund të investojmë edhe për dhunuesit, por në fakt, nëse ne duam që të adresojmë dhunën me bazë gjinore, duhet të punojmë me të dy anët e medaljes. Nëse ne nuk duam që dhuna të përshkallëzohet apo të përsëritet dhe nëse nuk punojmë me autorët e dhunës, ne betejën e kemi të, të humbur.

Eksperienca na ka treguar që një autor dhune, i cili dënohet për veprën penale të dhunës në familje, sepse dhuna familje është nga ato vepra që trajtohet si penalisht, ashtu edhe civilisht. Autorët të cilët janë dënuar dhe kanë dalë nga institucionet e paraburgimit apo të burgimit, nuk është se kanë ndryshuar modele, janë përsëritës. Kështu që prezenca e shërbimeve mbështetëse psiko-sociale nuk e zhbën detyrimin që ato kanë apo fajin që ato kanë për veprën që kanë kryer”, theksoi ajo.

Ndiqni podcastin e plotë në YouTube, në kanalin Gazeta Shëndeti.

Ky material është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit SMS Facility – Small Media Support in Western Balkans, i zbatuar nga SCiDEV. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e medias dhe autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet, opinionet apo vlerat e Bashkimit Evropian, SCiDEV apo projektit SMS Facility.

Postime të ngjashme

Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj