E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona

Një qytetare e prekur nga kanceri ka folur gjatë protestës së 39-të para Kryeministrisë, duke kritikuar qeverinë për fondet e akorduara për koncertin e Kanye West dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ajo tregoi vështirësitë që përballet për sigurimin e medikamenteve dhe “rimbursimin” që qeveria u ka bërë me 60 qindarka për ilaçet.

“Sot kur ai jep gjithë ato para për një koncert që nuk e kanë pranuar disa shtete, unë sot kam vajtur të marr ilaçet e kancerit. Më kanë kompensuar vetëm 60 qindarka. Turp! I kam blerë 22 mijë lekë, sot i mora 21 mijë lekë e 14 qindarka”, tha ajo, ndërsa i bëri thirrje kryeministit të japë dorëheqjen.

”Këtij nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është palaço! Sot kur ai jep gjithë ato para për një koncert që nuk e kanë pranuar disa shtete, unë sot kam vajtur të marr ilaçet e kancerit.

Më kanë kompensuar vetëm 60 qindarka. Turp! I kam blerë 22 mijë lekë, sot i mora 21 mijë lekë e 14 qindarka. E kuptoni çfarë leverdie më ka bërë mua ai njeri? Të thërrasë mendjes sa më shpejt e të japë dorëheqjen dhe të çlirojë këtë popull dhe Shqipërinë! Dorëheqje!”, tha ajo.

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë