Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se, për herë të parë këtë sezon turistik, në 36 qendra shëndetësore verore po zbatohet një qasje e re për ofrimin e shërbimeve ndaj turistëve të huaj.

Sipas ministrisë, të ardhurat e krijuara nga tarifimi i shërbimeve për turistët e huaj do të rikthehen për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në këto qendra.

Që nga nisja e sezonit turistik, më 1 qershor 2026, pranë qendrave shëndetësore verore kanë marrë shërbim rreth 17 mijë pushues, ndërsa 21% e tyre kanë qenë turistë të huaj.

Postimi:

☀️ Për herë të parë këtë sezon turistik, në 36 qendra shëndetësore verore po aplikohet një qasje e re për shërbimet ndaj turistëve të huaj, duke mundësuar që të ardhurat e krijuara nga tarifimi të rikthehen në rritjen e cilësisë së shërbimit në këto qendra🤝🇦🇱

✅ Që nga nisja e sezonit më 1 qershor 2026, pranë qendrave shëndetësore verore kanë marrë shërbim rreth 17 mijë pushues, 21% e të cilëve janë turistë të huaj🏥

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj