Duke nisur nga muaji shtator, kontrollin bazë falas do të mund ta kryejnë edhe të moshuarit mbi 70-vjeç, të cilët deri më tani nuk lejoheshin. Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala paralajmëroi një vendim qeverie i cili do ta heqë kufizimin e sipërm moshor.
“Deri më sot, shërbimi ofrohej për grupmoshën 35-70 vjeç. Çdo qytetar mbi 35 vjeç, pavarësisht moshës, do të mund ta kryejë Check-Up falas. Kjo do të thotë se edhe qytetarët 70, 80 apo 90 vjeç do të kenë të njëjtën mundësi për të kryer kontrollet parandaluese”,- tha Sala.
Gjatë një bashkëbisedimi me të moshuarit në qendrën sociale ditore në Pogradec, ministrja prezantoi edhe Linjën e parë të Këshillimit për të Moshuarit.

