Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) ka nisur që në muajin shtator verifikimet administrative për rastin e një fëmije 13-vjeçar me autizëm, i trajtuar në shërbimin e psikiatrisë së grave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Në një deklaratë për mediat, KMD bën të ditur se ishte vënë në dijeni për rastin përpara publikimit të tij dhe se verifikimet vijojnë të jenë në proces.

Institucioni shpreh shqetësim për problematikat e bëra publike lidhur me kushtet e trajtimit dhe kujdesit shëndetësor ndaj fëmijës, duke theksuar nevojën për mbrojtjen e dinjitetit, sigurisë dhe të drejtave themelore të fëmijëve, veçanërisht të atyre me nevoja specifike për kujdes dhe mbështetje.

Sipas KMD-së, çdo fëmijë ka të drejtën të marrë shërbime shëndetësore të përshtatshme, në kushte që garantojnë dinjitetin, sigurinë dhe trajtimin e barabartë, pa diskriminim.

Komisioneri njofton se do të vijojë ndjekjen e rastit, në përputhje me kompetencat ligjore, për të vlerësuar rrethanat dhe për të identifikuar çdo element të mundshëm diskriminues.

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun