Protestat kanë vijuar në disa qytete të vendit, ndërsa në Lezhë raportohet për disa persona të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, një protestues i ri ka mbetur i lënduar, ndërsa një grua dhe një vajzë kanë marrë plagë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Dyshohet se ato janë goditur aksidentalisht nga gurët e hedhur gjatë protestës.
Situata në Lezhë vjen në kuadër të protestave që po zhvillohen në të gjithë vendin.


