Protestat e studentëve në Tiranë, që vijojnë prej 13 tetorit 2026, janë shoqëruar me incidente dhe përplasje me policinë, ku disa protestues kanë mbetur të lënduar nga përdorimi i plumbave të gomës dhe gazit lotsjellës.
Në këtë situatë, disa klinika private në kryeqytet kanë ofruar ndihmë mjekësore për protestuesit e dëmtuar, duke vënë në dispozicion edhe shërbimin e ambulancës për transportin e të lënduarve.
Mjeku Elson Jaçaj, nga Albania Medical Clinic, ka treguar se një pjesë e konsiderueshme e protestuesve paraqiten me plagë që kërkojnë trajtim mjekësor dhe qepje.
“Shumica e protestuesve vijnë me lëndime që kërkojnë qepje të plagëve. Ne kemi ambulancën në terren, por edhe një grup që ofron ndihmën e parë te Piramida”, u shpreh mjeku për Gazeta Shëndetin.
Ndërkohë, protestuesit e lënduar kanë shprehur shqetësimin për marrjen e ndihmës mjekësore në institucionet publike, për shkak të frikës se mund të identifikohen dhe të përballen me arrestime nga policia, lidhur me veprimet gjatë protestave.
Protestat e studentëve nisën më 13 tetor dhe vijojnë prej disa ditësh. Ata protestojnë kundër kostove të larta të arsimit dhe korrupsionit qeveritar, ndërsa kërkesë kryesore kanë dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.


