13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy

Screenshot

Të paktën 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas protestës së sotme, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Njëri prej protestuesve, i cili ka pësuar dëmtime në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Sipas ministrisë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga personat e paraqitur në këtë spital, 5 kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar nga spitali.

Në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë kanë marrë trajtim edhe 2 efektivë policie, të cilët kanë pësuar dëmtime në sy. Edhe ata janë larguar nga ambientet e poliklinikës pas marrjes së ndihmës së nevojshme.

Njoftimi i MSHMS:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar:

– 7 protestues. Njëri prej të cilëve i lënduar në sy, po i nënshtrohet ekzaminimeve. Jashtë rrezikut për jetën.
– 2 përfaqësues të medias.

Aktualisht, 5 të lënduar kanë lënë spitalin, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërsa 4 protestues po vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur:

– Një protestues
– Një efektiv policie

Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin.

Poliklinika e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur:

– 2 efektivë policie, të lënduar në sy, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm.

Të lënduarit kanë lënë ambientet e poliklinikës, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Postime të ngjashme

Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo