Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

Rexhina Bici është prezantuar zyrtarisht në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH).

Prezanti­mi u zhvillua sot nga Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Anila Rexha, e cila theksoi rëndësinë e vijimësisë së punës institucionale, forcimit të bashkëpunimit mes strukturave të kujdesit shëndetësor dhe përmbushjes së objektivave për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Gjatë prezantimit u nënvizua nevoja për të vijuar angazhimin në rritjen e cilësisë dhe aksesit në shërbimet shëndetësore, me synim garantimin e një kujdesi sa më efikas dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët.

OSHKSH është institucioni përgjegjës për organizimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, me fokus përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së tyre.

Postime të ngjashme

Shqipëria në planin e OBSH-së për shkëmbimin e të dhënave shëndetësore me vendet e rajonit
Shenjat që mund të tregojnë mungesën e vitaminës D3
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët