Salma Hayek është një 48-vjeçare me një trup prej modeleje që edhe 20-vjeçaret e kanë zili. Ajo e filloi karrierën duke u konsideruar si një yll meksikan për t’u shndërruar në një yll hollivudi, producente si dhe kandidate për çmim “Oskar”.
Pjesën më të madhe të kohës e shpenzon me familjen e saj si një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar, ndërkohë që punon plot pasion për fushatat për mbrojtjen e të drejtave të grave nëpërmjet përfshirjes së saj në nismën për bamirësi “Chime of Change”
Kohët e fundit është shfaqur duke pozuar në një revistë me foto bardhezi për të treguar se bukuria e saj është natyrale, ashtu si dhe talenti.
“Nuk jam ushtruar kurrë më parë, por tani kam filluar të bëj joga. Kam bërë pjesë gjithmonë tek femrat e mbushura, sepse më pëlqente të haja çdo gjë, si dhe të pija verë. Më duhet të them se jam duke hyrë tek të 50-at dhe ndihem shumë mirë, madje më mirë se në rininë time”, thotë Selma Hajek.
Ajo mbush me shpresë të gjithë njerëzit, të cilët janë të apasionuar pas ushqimit të mirë dhe verës duke thënë se “ka mundësi të dukeni mirë dhe të keni një karrierë të suksesshme edhe pa qenë të dobët apo pa mbajtur dieta”. Përgatiti: Elena Beta


