Testim për të provuar aftësitë kopjuese?!

Çështja e testimit ka nxjerrë në pah edhe një sërë mangësish të tjera që lidhen si me sistemin shëndetësor, ashtu edhe me sistemin arsimor. Jo vetëm në rastin e këtij testimi por edhe në konkursin e specializimeve, studentët janë të njohur paraprakisht me pyetjet. Kjo bën që faktori kohë të bëhet më i rëndësishëm se faktori dije.

Testimi infermierorMjeku hematolog Sotiraq Lako e konsideron të papranueshme dhe paradoksale faktin që pyetjet jepen përpara se të hysh në provim. Ku mbetet vlera e testimit në fund të fundit?!

“Në konkursin (nëse mund të quhet i tillë) të Specializimeve për Mjekët, të gjithë i kishin tezat e gatshme, së bashku me përgjigjet. Detyra ishte vetëm të mbaje mend përgjigjen (që nuk është aspak problem për një mjek) ose ta fotografojë.

“Në këtë pseudo-testim, tezat jepen përsëri të gatshme 2 javë para ditës së pretenduar, në mos më herët. Ato që kanë vlerë shkencore, janë plotësuar, budallallëqet po përpiqemi t’i gjejmë një përgjigje kolektive, të përshtatshme me realitetin tonë dhe mendjen e shkencëtarëve që na kanë ardhur të specializuara nga Amerika dhe Franca”, thotë Lako.

Më tej, mjeku vazhdon se detyra e infermierëve në këtë testim “është të mësojnë përgjigjet e gatshme, por meqenëse i kanë mësuar në orarin e punës dhe mund të bëjnë ndonjë gabim, le t’i fotografojnë me celularët e tyre. Plotësimi nuk besoj se është ndonjë problem”.

Duke ironizuar një testim të tillë që nuk ka asnjë vlerë për bluzat e bardha dhe nuk teston në fakt asgjë, përveçse aftësisë së tyre për të mbajtur mend, mjeku hematolog shkruan:

“Ndoshta deri në datën e pretenduar del një urdhër i ri: “Plotësojini në shtëpi dhe ju lutem na i sillni në orarin e përcaktuar”.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës