Largohet nga tregu shqiptar një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike

Denisa Canameti

GlaxoSmithKline, një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike britanike, vendos të largohet nga tregu shqiptar. Kjo kompani i siguronte tregut tonë barna shumë të rëndësishme, si: Augmentin (antibiotik), Zinnat (antibiotik), vaksina të ndryshme, IlacetLamictal (antiepileptik) etj.

Nuk dihen ende arsyet se pse kompania britanike e ka marrë këtë vendim, megjithatë dyshohet se të ketë ndodhur për shkak të “rrëmujës” së madhe që ekziston dhe kthimit në monopol të tregut tonë farmaceutik nga një kompani e vetme.

Veçanërisht gjatë këtyre ditëve po përflitet fakti se barna po hyjnë në Shqipëri nëpërmjet rrugëve të dyshimta. Barna pa pullë dhe pa asnjë siguri për jetën e pacientit. Edhe një paciente u shpreh publikisht se ilaçi i blerë prej saj në farmaci për kimioterapinë, ishte pa pullën përkatëse.

Një gjë e tillë ngre dyshime të mëdha lidhur me mënyrën se si Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor po “veprojnë” me tregun e barnave.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës