Përdorimet shëndetësore të mjaltit

Mjalti është një lëng i ëmbël i prodhuar nga bletët nëpërmjet mbledhjes të nektarit të luleve. Mbi katërmijë vjet më parë, mjalti është përdorur në mjekësinë tradicionale si një ilaç efektiv për kurimin e sëmundjeve të ndryshme të trupit.

mjalte 2Grekët e lashtë e konsumonin atë duke menduar që i ndihmonte të jetonin më gjatë, ndërsa egjiptianët e përdornin për kurimin e disa sëmundjeve, madje profeti Muhamed e ka përmendur shpesh duke e cilësuar si një produkt kurativ.

Efektet e mjaltit janë studiuar edhe nga shkenca moderne, duke dëshmuar se këto legjenda historike mund të përmbajnë diçka të vërtetë.

Mjalti është i përbërë nga glukoza, fruktoza, si dhe minerale të tilla si hekur, kalcium, fosfat natriumi, klor, kalium, magnez dhe përdoret për të kuruar një seri sëmundjesh dhe alergjish. Ja disa prej tyre:

Trajtimi i alergjive

Nëpërmjet disa kërkimeve është zbuluar se mjalti është një mënyrë e mirë për minimizimin e alergjive sezonale. Si dhe për zbutjen e frekuencës të kollës.

Në studim u përfshinë 36 njerëz të sëmurë me alergji të cilët reaguan shumë më mirë ndaj kurimit me mjaltë sesa ndaj barnave të tjera, edhe pse ëmbëlsia që jep shija e tij, ishte disi e bezdisshme për disa prej tyre.

mjalte me limonLufta kundër infeksioneve

Në vitin 2010 shkencëtarët e qendrës akademike mjekësore “Universiteti i Amsterdamit” raportuan se mjalti kishte aftësi për të vrarë bakteriet që qëndrojnë në një proteinë të quajtur defensin. Ndërsa një studim i publikuar në revistën e mikrobiologjisë zbuloi se mjalti është një mënyrë efektive në trajtimin e infeksioneve kronike, plagëve, madje edhe mund t’i parandalojë ato.

Dr. Rovena Jenkis dhe kolegët e saj nga Universiteti i Uellsit raportojnë se mjalti vret bakteret duke shndërruar proteinat kyçe bakteriale.

Një studim i botuar në revistën “Pediatrics”, thotë se mjalti mund të ndihmojë fëmijët të cilët kanë kollë gjatë natës. Mjalti natyral është më i mirë se ai artificial – shkruan Kendall Pauell  për revistën “Nature”: Ky lloj mjalti i vret bakteret në mënyrë më efektive 3 herë më shumë sesa një zgjidhje artificiale e mjaltit./ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin