Përgatiti: Elena Beta
Aktori i famshëm Ben Aflek i është nënshtruar vullnetarisht një trajtimi në një qëndër për persona të alkoolizuar. Publicisti i tij David Polik tha në një deklaratë për shtyp se Beni ishte totalisht i vetëdijshëm se e priste një jetë më e mirë nëse luftonte
varësinë ndaj alkoolit.
“Ai zgjodhi të kurohej në një qëndër të specializuar dhe mbështetja e familjes, miqve dhe fansave ishte diçka që e motivoi të mos dorëzohej”, tha Polik për mediat.
Shumë nga fansat e tij i kapi në befasi ky lajm, pasi shumë prej tyre nuk kishin dijeni që aktori kishte një problem të tillë. Ben Aflek iu nënshtrua një programi 30-ditor ku bënte seanca detoksifikimi, si dhe terapi në grup dhe individuale.
Me një guxim të madh ai arriti të fitonte luftën me varësinë ndaj alkoolit duke vazhduar jetën e tiij të mëparshme dhe duke punuar me të njëjtin pasion dhe angazhimm për të fituar sërisht çmime të para në botën e tij aq të dashur të artit.


