Si të njihni beben tuaj në situata të ndryshme

Aida Kryekurti

Psikologe

Gjashtë gjendjet e fëmijës tuaj

Sa më shumë që ju e njihni fëmijën tuaj, aq më shumë do të kuptoni se ai ka momente që është shumë i gjallë dhe i lëvizur, ose tepër i vëmendshëm dhe kureshtar, ose i lodhur dhe i irrituar. Aq shumë qartësohen këto momente të fëmijës, saqë ju mund të organizoni ditën së bashku me fëmijën tuaj, duke parë se në cilën pjesë të ditës fëmija shpreh humorin e vet pozitiv, ose negativ. Por, gjithmonë duhet të keni parasysh se gjendjet e vetëdijes së fëmijës ndryshojnë shumë papritur dhe pothuajse në mënyrë dramatike.

Tani përcaktohen gjashtë gjendje të vetëdijes, të cilat alternohen me njëra-tjetrën disa herë gjatë ditës. Dy prej këtyre gjendjeve të vetëdijes përcaktohen si gjendje gjumi, kurse katër të tjerat si gjendje zgjuar.

psiko shendet foto 4

Gjendja e parë është gjumi i thellë: Fëmija qëndron i shtrirë dhe nuk përgjigjet ndaj ngacmimeve të ndryshme. Për shembull, nëse bëni zhurmë pranë veshit të tij, i vogli nuk përgjigjet dhe vetëm mund të bëjë ndonjë lëvizje të vogël.

Në gjendjen e dytë ose të gjumit aktiv, nëse tentojmë të njëjtën zhurmë, fëmija mund të zgjohet.

Ky është gjumi që quhet me lëvizje të shpejta të syve dhe mund të vëreni se si sytë hapen e mbyllen me shpejtësi. Këto dy faza të gjumit këmbehen me njëra-tjetrën dhe brenda rreth një ore, fëmija kalon nga njëra fazë e gjumit në tjetrën.

Kur fëmija fillon të zgjohet ose fillon t`i vijë gjumë, ai kalon në gjendjen e tretë të vetëdijes. Ai perëndon sytë, shtriqet, hap gojën. Në momentin që zgjohet ai shfaq një nga tre stadet e mbetura. Ai zgjohet i lumtur, me sy të hapur, dhe kureshtar, por pa lëvizshmëri të theksuar (stadi i katërt).

Nëse kësaj gjendjeje i shtohet edhe lëvizshmëria, themi se fëmija është në stadin e pestë të vetëdijes. Kur fëmija nuk është i qetë, por qan vazhdimisht, dhe është i trazuar, themi se fëmija është në gjendjen e gjashtë të vetëdijes.

Nëse do të tundim një lodër zhurmuese kur fëmija është në gjendjen e katërt ose të pestë të vetëdijes, ai më së shumti qetësohet, është i vëmendshëm dhe kthen kokën andej nga vjen tingulli i rrake-takes. Ky është momenti që fëmija është shumë i vëmendshëm dhe interesuar ndaj jush dhe mjedisit përreth.

Kur fëmija është duke qarë, nuk duhet insistuar që të komunikohet me të. Në këtë rast atij nuk i interesojnë ngacmimet e reja që i ofrohen. Ajo që ai kërkon në këtë rast është ta qetësoni, ta ngushëlloni!

E njëjta gjë që e ngazëllente atë pak momente më parë kur ishte në gjendjen e katërt-pestë të vetëdijes, e nervozon dhe e mërzit, atë kur është në stadin e gjashtë të vetëdijes.

Kur fëmija është në gjendjen e gjashtë të vetëdijes, për ta qetësuar fillimisht nevojitet që ta përkundësh dhe ta mbash në krahë. Kur fëmija bëhet më i madh, ai mund të qetësohet, të hutohet dhe të pushojë së qari edhe duke i folur, kënduar apo duke luajtur me një rrake-take.

Ndërkaq që fëmija rritet, edhe sistemi i tij nervor përsoset. Gradualisht ai vendos oraret e tij ditore, si atë të ushqyerjes, lojës, pushimit. Kjo ju ndihmon që të rregulloni edhe ju oraret tuaja në varësi të këtij ritmi gjithmonë e më të qartë të të voglit. Sidoqoftë, ai përsëri do të kërkojë të ushqehet me të njëjtën shpeshtësi, por nga fundi i muajit do të rrijë më gjatë zgjuar, syçelët dhe më i interesuar ndaj gjërave të reja që do t`i ofroni.

 

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa