Esat Bardhoshi: Jam pro testimit. Të testohet edhe profesoriati!

Janë të paktë mjekët që janë shprehur pro testimit. Këta të fundit janë kritikuar nga kolegët e tyre për këtë qëndrim duke e lidhur emrin dhe qëndrimin e tyre me politikën. Esat Bardhoshi, mjek kirurg oro-maksilo-facial, shprehet gjithashtu pro testimit të mjekëve. Por, jo me këto kushte që janë vënë nga ministria.

Esat bardhoshiI pyetur nga gazeta “Shëndet+”, Bardhoshi shprehet se në vetvete testimi nuk është diçka gabim, por a është gabim kjo rrugë e zgjedhur? Kjo është tjetër çështje.

“Nuk jam kundër testimit, sepse është vërtet i nevojshëm një testim, ka mjekë dhe infermierë që nuk janë në standardin e mjekësisë sot. Nuk jam dakord me këtë formë testimi. Përegatitja e një mjeku mund të shihet fare mirë edhe nga rendimenti i punës që ai bën. Një formë e mirë testimi do të ishte që pas çdo konference mjekët të testoheshin aty për aty me teste të shkurtra për të parë atë që mësuan. Ka shumë forma për të vlerësuar përgatitjen e mjekëve. Nëse do të vendoset për testim me shkrim, duhet shmangur çdo subjektivizëm. A është e mundur që të ngrihet një grup pune me mjekë që vijnë nga jashtë?”

Edhe pse Bardhoshi është në radhët e pedagogëve dhe si i tillë nuk përfshihet në listën e mjekëve që duhet testuar, ai e konsideron këtë si të gabuar: “Të testohet edhe profesoriati. Nuk mendoj se pedagogët duhet të përjashtohen”.

I pyetur për çështjen e protestës së nisur nga bluzat e bardha, Bardhoshi shprehet: “Protesta është një mënyrë demokratike dhe ndoshta ia vlen. Pikat që kërkojnë mjekët janë të drejta. Unë në ato pika do të shtoja që, kur shteti të vendosë që të bëjë testime, paraprakisht të ketë financuar për trajnimin e mjekëve. Shteti duhet të investojë tek mjekët, siç ndodh në gjithë botën. Ti sponsorizojë që të marrin pjesë nëpër konferenca. Mjekët me ato rroga që kanë, çfarë të bëjnë? Të mbajnë familjen apo të shkojnë në konferenca? Nuk jam në idenë për të shkuar në një rrugë ekstreme. Duhet të gjejmë diçka paqësore”./ D.C.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës