Gabimet që bëhen në mëngjes

Blerina Bombaj, dietologe

Gabimi kryesor është anashkalimi i mëngjesit! Por edhe zgjedhjet e gabuara në mëngjes janë njësoj gabim. Të tilla zgjedhje janë:

mengjes-Kafe me briosh: duke marrë sheqer në formën e ushqimeve të përpunuara si brioshët, biskotat e zakonshme, buka e bardhë, së bashku me kafen, kanë si pasojë ndjenjen e urisë pak kohë më pas. Në këto raste uria shoqërohet me neps për ushqime të sheqerosura.

-Konsumi i lëngjeve të shtrydhur të frutave është më pak i preferuar pasi në këtë mënyre kemi humbur shumë lëndë të rëndësishme të frutave siç janë fibrat ndërkohë që kemi rritur përqendrimin e sheqerit. Preferoni frutat e plota, të stinës, mundësisht të sapokëputura!

-Konsumi i drithrave të gatshëm, sidomos ato me kakao nga fëmijët është zgjedhje e cila përveç kalorive të ngjeshura, ofron shumë pak lëndë ushqyese të vërteta!

Postime të ngjashme

829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë