Recetë skrabi anticelulit me llumin e kafesë

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Celuliti është kthyer në një tmerr për femrat. Sepse s’ka rëndësi nëse je e dobët apo e shëndoshë: celuliti të “ndjek” pavarësisht peshës trupore. Nëse dëshironi këmbë si të Miranda Kerrit, atëherë ju këshillojmë të investoni në një furçë të thatë. Për faktin e thjeshtë se ajo vë në lëvizje limfën dhe gjakun, duke luftuar kështu celulitin. Lexoni më poshtë se çfarë ju nevojitet.

Furce per trupinPërbërësit

  • 1 filxhan llum kafeje
  • 6 lugë çaji vaj arrë kokosi
  • 3 lugë çaji kripë ose sheqer
  • Një kavanoz që mbyllet hermetikisht (bosh që të fusim masën e përgatitur)
  • Furçë e thatë

Përzieni përbërësit e thatë me njëri-tjetrin në një tas.

Shkrijeni vajin e kokosit në mikrovalë që të bëhet i lëngshëm (nëse është i ngrirë) dhe shtojeni tek përbërësit e tjerë.

Përzieni mirë përbërësit derisa të krijojnë një masë homogjene

Transferojeni masën që përgatitët në një kavanoz që mbyllet hermetikisht. Nëse dëshironi, përpara se të futeni në dush, përdorni një furçë të thatë në zonat që keni celulit që të stimuloni qarkullimin e gjakut. Bëjeni këtë fërkim lehtë dhe me lëvizje rrethore në zonat problematike apo edhe në të gjithë trupin.

Në dush përdorni skrabin që përgatitët në zonat që keni celulit. Masazhoni zonat problematike me lëvizje rrethore para se të shpëlaheni. Përdoreni skrabin sa herë që bëni dush, që të keni rezultate më të mira. Burimi: Elle.com

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave