E vërteta e shëmtuar e furçës suaj të dhëmbëve

Përshtati: Daniela Bardhi

Furça e dhëmbëve mund të përmbajë rreth 100 milionë baktere. Këtu përfshihen bakteret si E.Coli dhe stafilokoku, madje edhe bakteret fekale mund të gjenden në furçën tuaj të dhëmbëve. E gjitha kjo tingëllon e shëmtuar, por është e vërtetë. Megjithatë, Femija lan dhembetmos kini frikë, pasi goja juaj është plot me baktere dhe me shumë mundësi nuk do të sëmureni nga furça e dhëmbëve. Sëmundjet vijnë nëse në gojë prishet ekuilibri i baktereve.

Larja e dhëmbëve, veçanërisht me një furçë elektrike, në fakt, mund të shtyjë bakteret nën mishrat e dhëmbëve. Shumica e këtyre mikrobeve tashmë ekzistojnë në gojë, kështu që ju ndoshta nuk do të sëmureni prej tyre. Megjithatë, nëse të tjerët e përdorin furçën tuaj të dhëmbëve (apo ju përdorni të dikujt tjetër), mikrobet mund të përhapen.

Ju duhet ta mbani furçën të pastër për të minimizuar në këtë mënyrë mundësi infeksionesh apo sëmundjesh. larja e dhembeve furcaKëtu do t’ju paraqesim disa këshilla:

  • Është shumë e rëndësishme vendi ku e mbani furçën tuaj, çka do të thotë: sa më larg WC-së, në mënyrë që mikrobet që përhapen në ajër, të mos mbërrijnë tek ajo.
  • Pastrojeni rregullisht gotën ku mbani furçën dhe vëreni furçën me kokë lart.
  • Pas përdorimit shpëlajeni furçën me ujë të rrjedhshëm.
  • Lëreni furçën të thahet plotësisht dhe mos përdorni kapak mbulues për furçën, pasi kapaku mund të krijojë një terren të mirë për mikrobet.
  • Mos përdorni asnjëherë furçën e dikujt tjetër
  • Mos përdorni dezifektues për t’i pastruar furçat, pasi ato nuk i pastrojnë plotësisht
  • Ndërrojeni furçën çdo tre muaj

Burimi: MedicineNet.com

Postime të ngjashme

5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë