Çfarë e bën një mëngjes të shëndetshëm?

Blerina Bombaj, dietologe

Çelësi i një mëngjes të shëndetshëm është raporti karbohidrate/fibra dhe proteina/yndyrna.

KARBOHIDRATET: Tërshëra, buka integrale, frutat e stinës të plota janë burim energjie i pasur në fibra bimore. Fibrat janë të domosdoshme në mëngjes në mënyrë që të na mbrojnë nga luhatjet e sheqerit në gjak dhe nga uria e theksuar gjatë ditës.

Këshillë: Në mëngjes këshillohet të merren rreth 9gr fibra!

gatuaj kuzhine familjePROTEINAT: Në mëngjes, një vend të rëndësishëm duhet të zënë proteinat. Burimi më i mirë i proteinave për mëngjesin janë bajamet, arrat, gjiza, veza, farat dhe gjalpi i susamit ose kikirikut.

Këshillë: Kur proteinat vijnë së bashku me yndyrna esenciale si te bajamet, farat dhe gjalpi i susamit apo i kikirikave, ndihmojnë më shumë për të rënë në peshë.

BULMETI: Mëngjesi është vakti në të cilin nuk duhet të mungojë bulmeti. Forma më e mirë është kosi natyral. Qumështi i freskët është gjithashtu një zgjedhje e thjeshtë që nuk kërkon kohë për t’u përgatitur.

Këshillë: Qumështi duhet të jetë i freskët dhe i sigurt. Nëse nuk jeni të sigurtë për burimin e tij, atëherë preferoni kosin ose djathrat e njomë, si: gjiza, djathi i dhisë dhe në sasi më të vogla djathrat e tjerë. Kosi është një zgjedhje më e mirë për mëngjesin, por preferohet kosi i bërë në shtëpi.

THESARE TË VEGJËL: Meqenëse mëngjesi në më të shumtën e rasteve konsumohet në shtëpi, ky fakt na jep mundësinë që ta kurojmë me sa më shumë lëndë ushqyese, të cilat as nuk i marrim dot me vete e as nuk shërbehen në restorante. Të tillë përbërës mund të jenë kanella, farat e linit, xhenxhefili dhe mjalti i mirë. Duke kombinuar një lugë mjaltë me ½ lugë kanelle dhe pak xhinxher kemi marrë një forcë pothuajse kurative për aparatin tretës dhe imunitetin!

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe