Dielli, ja pse na bën mirë

Blerina Bombaj, dietologe

Të ekspozuarit në diell është burim jete! Një nga produktet e tij më të rëndësishme është aktivizimi i vitaminës D në diellorganizmin tonë, e cila është përgjegjëse për shëndetin e kockave, trurit dhe imunitetin. Por, të marrit rreze dielli është e shëndetshme edhe për ndikimin që kanë ato në vetvete nëpërmjet ndërveprimit me qelizat tona të lëkurës. Ja disa nga efektet e tyre:

  • përmirësim i gjendjes shpirtërore duke çliruar endorfinë
  • mbrojtje nga simptoma të sklerozës së shumëfishtë
  • çlirim të monoksidit të azotit NO, i cili mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme dhe ndihmon elasticitetin e enëve të gjakut
  • ndihmon disa sëmundje të lëkurës, si psoriaza, dermatiti
  • çlirojnë melatoninë dhe kontribojnë në rregullimin e bioritmit nëpërmjet syrit, duke goditur retinën!

Përveç ekspozimit në orët e dëmshme të muajve të nxehtë, rrezet e diellit janë të çmuara!

Prandaj, mos ia kurseni vetes këtë ilaç që, për më tepër, është falas.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit