Bujqësia e Qëndrueshme për Rritjen Rurale dhe Rajonale Kurs online pa pagese në tre gjuhë

Praktikat Inovative në Bioturizëm

Prespa & Korça

Programi Ndër-Kufitar Greqi-Shqipëri IPA 2007-2013

Programi Europian për “Praktikat Inovative ne Bioturizem – Prespa & Korça” ofron një kurs online rreth “Bujqësise së Qëndrueshme për Rritjen Rurale dhe Rajonale” në 3 gjuhë të ndryshme (Anglisht, Greqisht dhe Shqip), krejtësisht pa pagesë.

Kursi synon dhe i drejtohet studenteve, profesionisteve dhe biznesmenëve të cilët po eksplorojnë mundësi në atë lloj turizmi i cili mbështet mjedisin dhe kulturen duke ofruar njëkohësisht shanse të reja për rritjen ekonomike. Kohëzgjatja e kursit është rreth një muaj dhe studentëve të cilët i kompletojnë me sukses kërkesat e kursit, do t’u shpërndahet Çertifikata për Përfundimin me Sukses të kursit. Kursi ështe t’u pershtatur me ritme fleksibel studimi dhe ofron informacione, materiale auto-testuese dhe shembuj nga rajoni ndër-kufitar Prespe-Korçe. Tema dhe afatet jane treguar me poshtë.

Bujqësia e Qëndrueshme për Rritjen Rurale dhe Rajonale

Kursi fillon me 11 Nëntor 2013 – Përfundon me 8 Dhjetor 2013

Zhvillimi rural përbën një element të rëndësishëm të çdo politike aktive zhvillimi, për arsye se forcimi i zonave urbane kontribon në ngritjen e një shoqërie me të suksesshme. Kursi promovon rolin multifuksional të bujqësisë dhe prezanton iniciativa për përmiresimin e konkurueshmërisë, ruatjen e burimeve mjedisore, diversifikimin e aktivitetit ekonomik si dhe ruajtjen e trashëgimnise rurale të cilat përbëjnë prioritetet themelore në politikat e zhvillimit rural. 

 Regjistrohuni tani në http://elearning.cbc-biotourism.eu për të përfituar nga kjo mundesi unike.

Për më shumë informacion, lutem kontaktoni infocbc-biotourism.eu

Ju mirëpresim në kursin tonë.

 Bujqesi

 

 

Bujqesi1

 

Postime të ngjashme

AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik