Shkodër, shefi i urgjencës: Mungojnë mjekët dhe shërbimi

Një tjetër shqetësim i ngritur për spitalet, është dhe ai i shërbimit të urgjencës. Mjeku kirurg dhe onkolog, Ardian Dajti, shef i shërbimit të urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës, shprehet se problemi qëndron në faktin se ky shërbim është i paorganizuar në nivel kombëtar, pasi nuk është krijuar shërbimi kombëtar i urgjencës dhe aktualisht këtu shërbehet pa pasur personel të kualifikuar dhe specializuar për urgjencën.

Mjeku Ardian Dajti

Mjeku Ardian Dajti

“Problemi qëndron qysh tek struktura, tek numri i mjekëve specialistë për urgjencë, që jo vetëm nuk janë të specializuar për këtë shërbim, por janë të paktë edhe si personel. Akoma nuk është zgjidhur problemi se si do të funksionojë shërbimi i urgjencës si qendër pritëse, pranë asaj spitaliere apo siç funksionon deri tani, si shërbim në shtëpi dhe pjesa tjetër si pritje në spital”, thotë Dajti.

“Por probleme ka dhe me autoambulancat që nuk arrijnë dot të mbulojnë të gjithë territorin e Shkodrës si rajon, pasi kërkohet prania e tyre për ndihmë mjekësore dhe në fshatra, madje dhe në zonat e thella.

Në mjaft raste, pacientët sillen me mjete private, por kjo ka anën tjetër, sepse mungon ndihma e specializuar, pasi jo kushdo mund ta afrojë atë. Para disa vitesh kemi bërë një studim nga ku rezulton se 80-85% e pacientëve që paraqiten për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit, vijnë me mjete private. Kjo shifër tashmë duhet të jetë e më e lartë. Por ndihma që u afrohet të sëmurëve është jo në nivelin e duhur, sepse jo gjithkush, pavarësisht dëshirës së mirë, mund të japë ndihmën e duhur”, shton Dajti.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital