Ç’duhet të dinë prindërit mbi masturbimin

Nga mjeku pediatër Polikron Çelo

Sipas shumë  psikoanalistëve, masturbacioni ëshë një mënyrë për të qetësuar fëmijën në momente të cakuara, një veprim i ngjashëm me futjen në gojë të gishtave ose dorës në disa fëmijë që sapo lindin. Gjithmonë sipas tyre, masturbacioni lind bashkë me fëmijën, veç kalon nga goja, në organet gjenitale. Kjo dukuri vërehet në të dy sekset, si djemtë dhe vajzat bëjnë çmos të prekin organet gjenitale dhe të qetësohen. Sa rriten pak, djemtë fërkojnë me duar penisin, ndërsa vajzat lëvizin në mënyrë babi dhe djaliritmike kofshët me qëllim që të fërkohen buzët e vaginës ose gjejnë një vend pak të fortë (buzë divani, shkallë, etj) e bëjnë lëvizje para mbrapa e qetësohen.

Mbas moshës 4 vjeç, fëmijët fillojnë të kuptojnë se kjo nuk u pëlqen të rriturve, prandja mundohen ta kryejnë në vende ku mendojnë se nuk i shohin.

Kënaqësia seksuale arrihet vetëm me fillimin e moshës së pubertetit. Shpeshtësia në këto mosha ndryshon nga një herë në javë deri në disa herë në ditë.

Ndikon mbi shëndetin?

Jo! Ttë vetmet probleme mund të lindin nga veprimet lokale të duarve, duke shkaktuar mahisje, gërvishtje e deri plagë. Nga përvoja kam vënë re se prindërit, meqë nuk e njohin masturbacionin në moshat e vogla, veprimet e zakonshme (sidomos te vajzat) i marrin për sëmundje e kalojnë nga një mjek në tjetrin.

Ç’mund të bëjë prindi kur vë re se fëmija masturbon?

Gabimi më i madh është qëndrimi i rreptë dhe marrja e masave ndëshkimore, të cilat nuk kanë asnjë efekt, veç e rrisin masturbimin jashtë shikimit të tyre. Por çdo prind nuk duhet të rrijë as indiferent, por të shikojnë rrethanat, të merren më shumë me argëtimin e tyre e me takt t’i këshillojnë që të heqin dorë.

Ja kur duhet shqetësuar:

  • Fëmija vazhdon të masturbojë dhe përpara të tjerëve;
  • Kur kërkon të nxisë kudo dhe fëmijë të tjerë;
  • Kur këshillat tuaja nuk kanë sjellë asnjë përmirësim;
  • Nëse shoqërohet me ndonjë problem sado të vogël të prapambetjes mendore.

Në të gjitha këto raste, lidhuni me mjekun për gjetjen e shkakut.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se diçka nuk po shkon mirë me funksionin e mëlçisë