Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë

Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ për rishikimin e Buxhetit 2026, duke rialokuar rreth 17 miliardë lekë për të mbështetur prioritetet kryesore të vendit. Ndër sektorët që përfitojnë financime shtesë është edhe shëndetësia.

Ndryshimi më i rëndësishëm për sektorin është alokimi i 1.5 miliardë lekëve shtesë për sigurimin e barnave onkologjike, një ndër nevojat më të ndjeshme të sistemit shëndetësor. Gjithashtu, buxheti parashikon fonde për rritjen e pagave të mjekëve dhe stafit të shërbimit të urgjencës, me synim përmirësimin e motivimit të personelit dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit.

Rishikimi i buxhetit përfshin edhe masa me ndikim indirekt në shëndetësi, si mbulimi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara, si dhe dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Këto ndërhyrje përfaqësojnë një hap pozitiv drejt adresimit të disa nevojave prioritare të sektorit. Megjithatë, mbetet e rëndësishme që këto fonde të shoqërohen me masa të qëndrueshme për rritjen e aksesit, cilësisë dhe financimit afatgjatë të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?