Si të përgatisim reçel me karrota

Për 1 kg karrota me gjethe duhet:

  • 1 gotë uji sheqer
  • 1 gotë ujë

recel karrotePërgatitja

Karrotat zgjidhen të llojit me lëng, të njoma dhe me ngjyrë portokalli. Qërohen, grihen në rende, vendosen në tenxhere, hidhet ujë dhe lihen të marrin 2-3 valë. Pastaj shtohet sheqeri dhe ziejnë derisa reçeli të bëhet gati. Në fund hidhet kanellë dhe vendohet në enë qelqi të thatë.

Si të përgatisim krem kakao

Përbërësit për 4-5 persona:

  • 4-5 filxhanë çaji
  • 2 kokrra vezë
  • 1 filxhan çaji ujë
  • 2 filxhanë kafeje sheqer
  • 1-2 lugë gjelle niseshte
  • 1 lugë gjelle kakao

Përgatitja

Kakaoja përzihet mirë me sheqerin derisa të mos ketë më kokrriza, i hidhet pak ujë i nxehtë dhe përzihet përsëri. Pastaj shtohen vezët, rihen mirë, i hidhet niseshte, dhe në fund, duke e përzier vazhdimisht, i hidhet qumësht i nxehtë. Masa vihet në zjarr dhe duke e përzier, lihet derisa të trashet. Kremi i përgatitur hidhet nëpër filxhanë dhe lihet të ftohet.  Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin