Kryefaqja Kuzhina Pse kjo supë mund t’ju ndihmojë të jetoni gjatë

Pse kjo supë mund t’ju ndihmojë të jetoni gjatë

0
Shpërndaje

Kjo pjatë e bollshme konsumohet për drekë çdo ditë nga familja më jetëgjatë në botë, Familja Melis e Sardenjës, Itali. A mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë një supë e thjeshtë, e lirë dhe e lehtë për t’u përgatitur? Sigurisht që ia vlen të provohet.

Në “Zonat Blu” (rajonet e botës ku jetojnë më shumë persona gati njëqindvjeç) të Sardenjës, një familje me nëntë vëllezër e motra, mosha totale e të cilëve ishte 851 (më i madhi ishte 109 vjeç) i tha autorit të librit të dedikuar për këto zona, Dan Buettner se ata hëngrën të njëjtin vakt çdo ditë të jetës së tyre. Çfarë ishte ai vakt, do pyesni ju? Supë minestrone, një fetë bukë me brumë të thartuar dhe një gotë verë e kuqe.

Pse supa Minestrone mund t’ju ndihmojë të jetoni kaq gjatë?

Për ta thënë thjesht, kjo lloj supe përbëhet nga një shumëllojshmëri perimesh dhe disa lloj makaronash që i bëjnë mirë trupit dhe organizmit. Minestrone është e mbushur me perime që kanë shumë vlera ushqyese, si fibra, proteina, kalium, vitaminë A dhe hekur. Ngrënia e një ushqimi të tillë, zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa forma të kancerit, diabeti i tipit II, vdekshmëria etj.

Me fjalë të tjera, një dietë që përfshin rregullisht supë minestrone është e mrekullueshme për të luftuar dhe parandaluar sëmundjet.

Supa Minestrone mund të jetë zgjedhja më e mirë, por buka e thartë dhe vera e kuqe nuk duhen anashkaluar. Brumi i thartë ka një indeks glicemik më të ulët se format e tjera të bukës për shkak të acidit në maja. Kjo do të thotë se zakonisht nuk rrit sheqerin në gjak. Brumi i thartë është njëherësh më i ulët në gluten sepse një pjesë e glutenit tretet gjatë procesit të fermentimit.

Sa i përket verës së kuqe, mjekët e kanë ende të paqartë nëse alkooli është i mirë, ndërsa qëndrimi zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është se asnjë sasi alkooli nuk është e sigurt për shëndetin tuaj.

Si përgatitet supa minestrone:

Përbërësit:

 

  • 250 gramë mish viçi
  • 1 filxhan qepë, të prera në kubikë
  • 1 filxhan kungull, i prerë në kubikë
  • 1 filxhan patate, të prera në kubikë
  • 1 filxhan karota, të prera në feta
  • ½ filxhan selino, të prerë në kubikë
  • 1 filxhan lakër e grirë
  • Domate  të copëtuara
  • 1 litër e gjysmë ujë
  • 1 gjethe dafine
  • ½ lugë trumëz e thatë
  • 2 lugë kripë
  • Piper për shije
  • ¼ filxhan oriz kaf, i pazier ose makarona të vogla
  • ½ filxhan djathë parmixhano, i sapogrirë

 

Përgatitja:

Zieni mishin e  viçit në një tenxhere të madhe dhe kulloni yndyrën. Shtoni perimet, ujin, erëzat dhe lërini të gjitha të ziejnë bashkë. Shtoni orizin ose makaronat për supë, mbulojeni dhe ziejini për të paktën një orë. Hiqni gjethen e dafinës dhe shtojini sipër djath të grirë parmixhano. Shërbejeni me bukë të zezë.

A është ngrënia e të njëjtit vakt çdo ditë një zgjedhje e shëndetshme?

Të hash të njëjtën gjë çdo ditë ndonjëherë mund të jetë një flamur i kuq për dietologët, por në këtë rast thonë se ky vakt merr dritën jeshile.

“Do të shqetësohesha nëse dikush do të hante të njëjtën gjë çdo ditë nëse i mungon diversiteti bimor ose kishte pak ushqime bimore, por ky vakt është 100% me bazë bimore dhe ka shumë larmi brenda vaktit”, thotë  ato.

Ngrënia në të njëjtin vakt mund të ndihmojë gjithashtu në largimin e stresit nga planifikimi i vakteve.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here