Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në muret e zorrës të trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përhapet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Rreth 95% e rasteve janë andenokarcinoma dhe pjesa tjetër limoma dhe karcinoma skuamoze qelizore.
Simptomat e kancerit varen nga lokalizimi i tumorit dhe nga shkalla e përhapjes të tij. Shenjat më klasike të tumorit janë të zorrës të trashë janë:
- Hemorragjia nga zorra
- Ndryshime në mënyrën e jashtëqitjes
- Dhimbje dhe fryrje të barkut
- Ulje të oreksit që pasqyrohet me rënie në peshë të pacientëve, nauze ose të vjella.
- Lodhje e shprehur trupore
- Dhimbje anale
- Kanceri i zorrës së trashë ul cilësinë e jetës së pacientëve.
Faktorët e riskut
- Mosha mbi 50 vjeç, seksi mashkull, konsumimi i tepruar i yndyrnave, i mishit të kuq, alkoolit, obeziteti, pirja e duhanit etj.
- Disa situata të trashëgueshme si polipoza adenomatoze familjare (FAP) që zë rreth 1% të rasteve me kancer kolorektal apo sindroma “Lynch” që zë rreth 3% të rasteve me kancer kolorektal.
- Anamnezë personale për polip të zorrës së trashë apo për kancer të ovarit, gjoksit apo të endometrinumit.
- Histori familjare për kancer të zorrës të trashë. Këta persona janë 2-3 herë më të prirur të zhvillojnë kancer se personat pa histori familjare.
- Sëmundjet inflamatore të zorrës së trashë.

