Për 1 masë duhen:
2 gota sheqer- 1 gotë ujë
- 2 lugë gjelle niseshte
- 1 majë lugë kafeje limontos
- 3 lugë gjelle sheqer pudër
- 2 lugë gjelle miell për pudrosjen e tepsisë
Përgatitja
Në tenxhere hidhet sheqeri, uji dhe zihet në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet një shurup i trashë.
Niseshteja hollohet me pak ujë dhe nëpërmjet kullesës hidhet mbi shurupin që e përziejmë vazhdimisht, hidhet limontozi e vazhdon përzierja derisa masa të trashet. Pastaj piqet në zjarr të ngadaltë duke e përzier me lugë druri sat ë shkëputet nga anët e enës.
Marrim pak në dorë nga masa, e provojmë me gishta dhe, po nuk ngjiti, është gati. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në tepsi të spërkaturr me miell nga të gjitha anët.
Lihet të ftohet deri të nesërmen, pritet në shirita.
Pastaj, sipas dëshirës, pritet në katrore ose drejtkëndësha. Spërkaten me sheqer pudër.
Këshillë: llokumet bëhen të mira kur piqen me zjarr të ngadaltë.


