Apel shtetit nga specialisti i vetëm i Bimëve mjekësore në Shqipëri

Jam një mjek pensionist, doktor i Shkencave Mjekësore, Specialist i Arsimit (Edukimit) Shëndetësor dhe Specialisti i vetëm i Mjekësisë dhe Bimëve Mjekësore të Shqipërisë, me aktivitet të gjerë shtetëror-shkencor dhe shoqëror në të gjithë Shqipërinë (1959 e deri më sot).

Për mbi 50 vjet punë, kam përgatitur dhe 2 vepra madhore serial-kozmopolitane në dobi dhe shërbim të shkencës, shtetit dhe shëndetit të popullit shqiptar, sipas nevojës botërore:

Sami Galanxhi (4)FJALORI ENCIKLOPEDIK MJEKËSOR ITALISHT-SHQIP

‘BIMËT E DOBISHME TË SHQIPËRISË (Ushqimore, Kozmetike, Dietike e Mjekësore) dhe PËRVOJA BOTËRORE’ të ndërlidhura.

Këta 2 libra madhorë-serialë janë 2 vepra të përmbledhura nga 150 Kryevepra Enciklopedike Botërore, përmbi 100 degë të Shkencave Natyrore-humanitare, të mbledhura nga mbi 60 shtete-elite të botës, përfshirë që nga Libri i parë  i dijes njerëzore – AJURVEDA (Shek VI p.e.s) dhe deri më sot. Këto 2 vepra përmbledhin rreth 2700 burime literature që nga viti 1883 e deri më 2013.

Këto libra serialë i shërbejnë direkt: nxënësve, studentëve, kuadrove e specialistëve si dhe të gjithë popullit, shkencës dhe shtetit shqiptar, me qëllim që çdo njeri të bëhet ‘mjek, specialist, zot i vetvetes’, për këto fusha me rëndësi jetike: 1) Higjenën, 2) Profilaksinë, 3) Ushqimin racional, 4) Kozmetikën, 5)Dietikën, 6) Mjekimet bimore e natyrore, 7) Urgjencën mjekësore popullore, 8) Jetëgjatësinë biologjike etj.

Me këta libra universalë përvetësohen lehtë gjuha italiane, si dhe të gjitha shkencat natyrore e humanitare botërore.

Në 5-10 vitet e fundit, këta 2 libra i janë ofruar: Presidencës, Kryeministrisë, Akademisë së Shkencave, Ministrive përkatëse, Universiteteve, si dhe të gjitha Institucioneve të huaja me interesa reciproke.

Indiferenca dhe neglizhenca e Shtetit Shqiptar dje ‘ftohu’ miqtë sot!

Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama janë të angazhuar, ndaj dhe i falënderoj publikisht.

Në kuadrin e reformave arsimore lutem-kërkoj-propozoj e sugjeroj përsa vijon:

  • Arsimi, edukimi, kultura shëndetësore duhet të predominojnë mbi Arsimin e përgjithshëm, sepse lidhen me shëndetin dhe jetën e njeriut.
  • Arsimi shëndetësor duhet  ta shoqërojë njeriun përgjatë gjithë jetës, me qëllim që çdo njeri të bëhet ‘Mjek i vetvetes’ dhe ‘Sanitar’ për urgjencat e jetës. Sot në shkolla, arsimi shëndetësor është deri në klasën e 9-të.
  • Në arsimin e lartë të zhvillohet lënda ‘Mjekësia Natyrore’ (kozmike, diell, ajër, ujë, bimësi, etj) për ushqimin, shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut falas.
  • Të modifikohet Universiteti Mjekësor me shkencat që sot mungojnë.
  • Të modifikohet mbrojtja e Titujve shkencorë ‘Doktor’ e ‘Profesor’.
  • Të fillojë botimi nga Akademia e Shkencave i ‘Fjalorëve Enciklopedikë Mjekësorë’ dhe më pas i ‘Enciklopedisë Mjekësore’ etj. me bazë librat e ofruar.
  • Të botohen 2 librat e ofruara, sepse ato kanë vlera kolosale për zhvillimin intensiv të ekonomisë, shkencës dhe shëndetësisë si libra udhëheqës praktikë shkencorë për amvisat, arsimin, artizanatin, biznesin,bujqësinë, dietikën mjekësore (familjare) ose mjekimet bimore, higjenën, kozmetikën, frutikulturën, kulinarinë (gatimet familjare sociale), mjekësinë natyrore (natyro-terapinë), shëndetësinë dhe shumë shkenca natyrore-humanitare (që sot fatkeqësisht mungojnë në Shqipëri) dhe zhvillimin e fuqishëm të tregtisë (farmaceutike-kozmetike-dietike-ushsqimore, etj).

Me këtë rast apeloj dhe ftoj biznesin dhe shtetin shqiptar për botimin e librit primar ‘1000 Bimët e Dobishme të Shqipërisë’, që sensibilizon opinionin mbi rolin e bimëve për shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut dhe më tej do zhvillohen fuqishëm Biznesi, Ekonomia, Mirëqenia, Punësimi dhe Shëndeti i popullit në këto fusha:

Biznesi i Florës Shqiptare për nevoja të vendit dhe për eksport. Theksoj se me këto botime do arrihet që të shfrytëzohen rreth 80-90% e pasurive bimore të Shqipërisë nga shfrytëzimi 30-40% i florës sot.

Biznesi Ushqimor me punishte e linja specifike të veçanta, si:

  • Linja e miellrave dhe e bukëve, makaronave e nënproduktet (bimore) e tyre.
  • Linja e pijeve freskuese, alkoolike e jo alkoolike, e lëngjeve bimore.
  • Linja e erëzave pikante, salcave.
  • Linja e sallatave.
  • Linja e gjellëve gjysmë të gatshme e të gatshme.
  • Biznesi i ëmbëlsirave bimore.
  • Biznesi i konservave bimore.
  • Biznesi i prodhimeve kozmetike.
  • Biznesi i dietikës mjekësore. Ky biznes duhet të zhvillohet fuqishëm dhe masivisht deri në nivelin familjar-shtëpiak, sepse 80-90% e të sëmurëve në Shqipëri sot trajtohen ambulatorisht në shtëpi dhe vetëm 10-20% e pacientëve trajtohen nëpër  institucionet shëndetësore (shtetërore ose private).

Këtu theksoj dy aspekte jetike: a) Për çdo sëmundje ka dietë të veçantë dhe b) Ushqimi, dieta përkatëse mjekon dhe shëron.

Biznesi i Mjekimeve Popullore dhe i Mjekësisë Popullore. Ky biznes që aktualisht mungon në Shqipëri, duhet të riorganizohet me rrugë shtetërore dhe në këtë kuadër propozoj dhe sygjeroj që ‘Të rikrijohet Instituti i Mjekësisë Popullore (IMP) i perfeksionuar, për trajtimin racional e shkencor të popullit masivisht me pasuritë bimore (Fito-Terapi) dhe ato natyrore (Natyro-Terapi) të vendit tonë, falas-gratis.

Së fundi, propozoj dhe sugjeroj që të hapet ekspozita rajonale me temë:

‘PASURITË NATYRORE, SHËNDETËSORE TË SHQIPËRISË’.

Në këtë aktivitet kombëtar mund të ofroj edhe kontributin tim modest.

SAMI GALANXHI

Doktor i Shkencave Mjekësore

Specialist i Arsimit (Edukimit) Shëndetësor

Specialist i Bimëve e Mjekësisë Popullore.

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës