Dr. Albana Daka, Spitali Amerikan
Përveç hipotezave gjenetike, prej disa vitesh, vëmendja e studiuesve të ndryshëm të autizmit dhe sindromave që kanë lidhje me të, po përqendrohet gjithnjë e më shumë mbi ambientin dhe në veçanti mbi ushqyerjen.
Më specifikisht bëhet fjalë për dy aspekte të ushqyerjes: reaksionet e kundërta ndaj ushqimeve dhe metalet toksike në organizëm. Mineralograma nxjerr prezencën e metaleve toksike, mërkur & alumin, në 87%{!} të rasteve me autizëm.
Të njohin dhe të përdorin vitaminat dhe mineralet e duhura në mënyrë që të “shpërbëjnë” këto metale toksike është objektivi i nutricionistëve sot, i cili në rast se konsideron intolerancat ushqimore dhe studimet e biokimisë ushqimore, mund të jetë në gjendje të vendosë për këta fëmijë një regjim ushqimor, jo vetëm parandalues, por edhe kurues për shumë patologji.
Mineralograma
Është një test diagnostikues që mat mineralet prezente në qelizat e organizmit. Fillimet e kësaj metode datojnë në Sh.B.A në vitet ’70. Nëpërmjet analizimit të kampionit të flokëve bëhet një “biopsi qelizore” e vërtetë dhe jemi në gjendje të përcaktojmë nivelin e disa kripërave të rëndësishme minerale: kalçium, magnez, potassium, sodium, hekur, bakër, mangan, zink, krom, selen, fosfor. Ky është një përcaktim shumë më i rëndësishëm se ai i analizës së elektroliteve që bëhet me gjak.
Në fakt, organizmi ynë “tenton” të ruajë njëfarë ekuilibri në gjak, por nuk e dimë në nivelin qelizor, sa minerale depozitohen. Një shembull mund të jetë në fakt osteoporoza. Vlerësimet diagnostike bazohen në densitometrinë e kockave, që vlerëson nivelin e kalçiumit në nivel kockor, por asgjë që të thotë prezencën e tij në brendësi të organizmit. Ndërsa me mineralogramën vlerësojmë prezencën në fuqi të kalçiumit në organizëm dhe shpesh e gjejmë shumë larg niveleve normale, 5-8 herë më shumë. Ky kalçium me tepri depozitohet në nivel muskulor dhe artikulacionesh, duke provokuar dhimbje, pagjumësi, lodhje të shpeshtë etj.
Krahas këtyre, ky test është në gjendje të përcaktojë prezencën e metaleve toksike: alumin, arsenik, kadmium, mërkur & plumb; të gjitha substanca shpesh të deklaruara “të kudogjendura”, sepse janë prezente në ambientin e përditshëm. Nëse gjenden në organizëm mund të shkaktojnë probleme si: hiperaktivitet tek fëmijët (plumbi), autizmi & sindromat e lidhura me të (mërkuri-alumini).
Pikërisht për rëndësinë e metaleve toksike në patologji të ndryshme, mineralograma është njohur zyrtarisht e vlefshme nga EPA (Enti i Parandalimit Mjedisor të Shteteve të Bashkuara).
Përse është e rëndësishme të bëhet Mineralograma?
Ky ekzaminim është i rëndësishëm për të zbuluar metalet toksike që pengojnë funksionimin normal të trurit, si dhe për të zbuluar nivelet e mineraleve esenciale për rritjen normale të fëmijëve dhe për një shëndet të mirë.
Flokët janë ideale për vlerësim për shkak të preçizionit dhe për shkak se mbledhja e tyre është shumë e thjeshtë.
Testimi i metaleve nëpërmjet flokëve gjithashtu nxjerr proporcione ekzakte të metaleve toksike. Rezultatet tregojnë nivelet e 39 elementëve toksike dhe esenciale, 5 proporcione dhe një interpretim mbi rezultatet.
Këshillohet si ekzaminim për problemet e mëposhtme:
- Defiçit i vëmendjes
- Hiperaktivitet
- Alzheimer
- Anemi
- Çrregullimet e ankthit
- Lodhja kronike
- Depresioni
- Probleme të tretjes
- Alergjitë ushqimore
- Probleme motorike (të lëvizjes)
- Çrregullime obsesiv-komplusiv
- Psikoza
- Probleme të riprodhimit
- Probleme dermatologjike
- Akne
- Probleme të gjumit
- Tike
- Sindroma Tourette
- Thonj të dobët



