Ja si të dukeni bukur edhe pa grim

Përgatiti: Elena Beta

Shumë femra mendojnë se mënyra më e mirë për tu dukur bukur është të përdorin grim çdo ditë. Shpenzojnë shumë kohë dhe energji para pasqyrës pa kuptuar se mënyra më e mirë për tu dukur bukur është thjeshtësia. Ja disa këshilla të cilat mund t’iu vijnë në ndihmë për tu ndierë të bukura pa qënë nevoja të trukoheni çdo ditë.

fytyra lajLani fytyrën në mëngjes dhe në darkë- moslarja e fytyrës 2 herë në ditë është dëmi më i madh që mund ti bëni lëkurës tuaj, ky proçes ju ndihmon në eleminimin e puçrave dhe bën lëkurën të shkëlqejë.

Përdorni pastrues të mirë- përpiquni të gjeni një lloj pastruesi anti-alergjik për lëkurën tuaj dhe sigurohuni që ti përshtatet asaj. Kjo është një mënyrat më efektive që ju bën të dukeni bukur edhe pa grim.

Përdorni hidratuesin e duhur- për fat të keq shumë krmra hidratues mund ta bëjnë lëkurën tuaj të duket e yndyrshme dhe mund të jetë e vështirë për të gjetur llojin e duhur për lëkurën tuaj. Këshillohet të përdoret krem me faktorë mbrojtës deri 30 % për të patur lëkurë të shëndetshme.

Aplikoni vazelinë tek vetullat- në këtë mënyrë do ti bëni ato të duken me shkëlqim dhe ju do të dukeni bukur edhe pa grim.

ushqime bioAplikoni vaj kokosi në vend të zbutësit të buzëve- zbutësit e ndryshëm për buzët që gjenden në farmaci përmbajnë kimikate që mund t’iu thajnë buzët. Përdorni vaj kokosi dhe do të keni buzë të hidratuara gjithashtu do të evitoni plasaritjet që mund të shkaktohen nga dehidratimi.

Hani shëndetshëm- nëse keni lëkurë të bukur të jeni të sigurta që nuk do të keni nevojë për grim. Ushqimet që konsumoni çdo ditë luajnë rol parësor në shëndetin lëkurës, prandaj konsumoni shumë zarzavate, perime dhe fruta.

Këto këshilla të thjeshta mund t’iu sjellin rezultate fantastike.

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave