Paracetamoli është i pa efektshëm për trajtimin e dhimbjeve të shpinës apo osteoartritit (plakja e kockave), edhe pse trajtim i rekomanduar. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë një grup studiuesish australianë.
Duke u bazuar në shqyrtimin e provave të bëra në 13 klinika, gazeta “British Medical” deklaron se ilaçet nuk mund të kurojnë aftësinë e kufizuar ose të përmirësojmë cilësinë e jetës, madje përdorimi i shpeshtë i tyre mund të ndikojë në dëmtimin e mëlçisë.
Ekspertët e këtij studimi thonë se pacientët, para se të vendosin të marrin ilaçe, duhet të kryejnë një konsultë me mjekun. Dhimbja e kurrizit në Britaninë e Madhe prek rreth 26 milion njerëz çdo vit.
Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit dhe Kujdesit rekomandon përdorimin e paracetamolit për dhimbjet e shpinës dhe për osteoartritin ( dhimbjen e kockave) .
Një ekip në universitetin e Sidneit (Sidney) pas një studimi që bëri tek 5.000 pacientë doli në përfundimin se paracetamoli nuk ishte efektiv në reduktimin e dhimbjeve, ndërsa në lehtësimin e dhimbjeve të osteoartritit shkalla e ndikimit është e ulët.
Gustavo Machado, një prej pjesëmarrësve të studimit, shprehet se paracetamoli dëmton mëlçinë. Pacientët të cilët morën paracetamol kishin 4 herë më shumë gjasa të kishin cilësi më të ulët jetese në krahasim me ata që nuk morën këtë medikament./ BBC/ Përshtati: Elena Beta


