Djali i ka sytë dhe lëkurën të verdhë

Përshëndetje! Jam një zonjë dhe kam një problem për djalin tim 22-vjeçar. Para 17 muajsh pamë nga analizat se im bir kishte bilirubinë të lartë në gjak. Pasi ia bëmë të gjitha analizat, morëm kontakt me një doktor dhe ai na tha që bilirubina e tij ëhstë pa problem është e shëndetshme, dua të burre semuretheksoj se, shyqyr Zotit, djali nuk ka asnjë lloj problemi. Vetëm sytë i ka pak të verdha dhe lëkurën e ka të zbehtë. Ju lutem shumë, më thoni a ka ndonjë rrezik për djalin tim se jam shumë në merak.

Përgjigjja nga mjeku gastro-hepatolog Bardhyl Popa

Në qoftë se analizat e tjera kanë dalë mirë, dmth eko abdominale, markerat virale etj, do të thotë që me shumë mundësi mund të jenë bilirubinopati kongenitale. Janë dy sindroma Gilbert ose dubin- johnson që nuk përbëjnë asnjë problem për pacientin, domethënë nuk ka mjekim për këtë problem.

Bëhen dhe analiza gjenetike për këtë problem në 2-3 laboratorë në botë, por përsëri nuk është se trajtohet.

Nëse pacienti zverdhet shumë ose ndihet i lodhur, i këputur, duhet shtruar në spital dhe jepen shkarkues për ta eliminuar bilirubinën nga urina.

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij