Shqetësimi im është ky: Përsa i përket sëmundjes së zorrës së trashë, mund të shqetësohem nëse një person ka hemorragji pasi konsumon alkool,
përveç verës. Del jashtë shumë shpesh 4-5 herë në ditë nga pak, dhe jo një jashtëqitje normale. Mund të më përgjigjeni. Ju lutem!
Përgjigjet mjeku gastrohepatolog, Bardhyl Popa
Sigurisht që është për t’u shqetësuar deri sa të vërtetohet që nuk ka problem. Hemorragjia nuk është normale.
Mund të jetë acarim i hemoroideve që, sigurisht, acarohet nga alkooli, por nuk përjashtohet mundësia e një sëmundjeje inflamatore të zorrës, siç është koliti ulceroz apo pranisë së ndonjë polipi që mund të jetë beninj, por mund edhe të ketë filluar procesi i malinjizimit. Kështu që rekomandimi im është kryerja e kolonoskopisë (ekzaminimit të zorrës së trashë).


