A krijon varësi kafja?

A krijon varësi kafeina (që gjendet tek kafja, çaji etj)? Kjo gjë ka diçka të vërtetë në të, në varësi të asaj që ju quani “problematike”. Kafeina është një stimulant në sistemin nervor qendror dhe përdorimi i  rregullt i kafeinës shkakton varësi të butë fizike. Por kafeina nuk e kërcënon shëndetin fizik, kafe 1social apo ekonomik (në ndryshim nga zakonet, si: alkooli, duhanpirja, droga etj).

Nëse keni ndaluar konsumimin e kafeinës, mund të keni simptoma për një ditë ose më shumë, veçanërisht nëse keni qenë një konsumues i rregullt i dy ose më shumë filxhanë kafeje në ditë.

Simptomat e tërheqjes nga kafeina përfshijnë: dhimbje koke, lodhje, ankth, nervozizëm, vështirësi përqendrimi.

Pa dyshim, që tërheqja nga kafeina mund t’ju bëjë të ndiheni keq, por kjo do të ndodhë vetëm për disa ditë. Megjithatë, kafeina nuk shkakton peshën e tërheqjes shumë të madhe si drogërat e tjera. Për këtë arsye ekspertët nuk e përcaktojnë kafeinën si një vartësi serioze.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë