Si të hidratoni flokët?

Me nxehjen e motit, flokët thahen shumë. Ndaj është e rëndësishme që ato të mbahen të hidratuar.

*Mbani një dietë të ekuilibruar që përfshin ushqime që përmbajnë acidet esenciale yndyrore (si peshk, avokado, ullinj). Pini shumë ujë, sidomos në stinën e verës (2 litra në ditë)

floket hidratim* Përdorni shampo dhe zbutës që janë të etiketuara si hidratues dhe që përputhen me llojin e flokut tuaj. Shikoni që shampoja apo kremi i flokëve të përmbajnë glicerinë. Përdorni produkte të lehta, kryesisht me përbërës si vaj ulliri apo vaj kokosi. Këto produkte do t’i bëjnë flokët të duken më të butë dhe më të hidratuar.

Përveç kësaj, përdorni edhe maska të ndryshme që mund t’i përgatisni vetë në shtëpi për hidratimin e flokëve (p.sh maska me vezë + vaj ulliri)

* Shmangni tharjen e flokëve me tharëse dhe menjanoni përdorimin e shpeshtë të piastrës, difuzorit etj.

E dimë që ndonjëherë këto janë të nevojshme, por mundohuni t’i aplikoni sa më rralle në flokët, pasi flokët do të digjen dhe do të humbasin hidratimin e tyre.

* Shmangni përdorimin e shpeshtë të produkteve kimike  (bojërat e ndryshme të flokëve)

Këto produkte përmbajnë substanca të shumta kimike që e dëmtojnë flokun dhe e bëjnë atë të pahidratuar. Mbajini flokët në ngjyrën tuaj natyrale. Në këtë mënyrë ata do të duken më të bukur e të butë.

* Krihini flokët 2 herë në ditë, duke përdorur dhe sasi të vogla vaji (p.sh vaj kokosi) për t’i mbajtur flokët të hidratuar gjatë gjithë kohës.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer