Ushqimet që ju bëjnë më të shëndetshëm dhe pse

A e keni dëgjuar ndonjëherë që disa lloje ushqimesh kanë një efekt negativ në kalori? Kjo do të thotë që këto ushqime duhet të kombinohen me lloje të ndryshme ushqimesh të tjera për të përftuar efektin pozitiv gjatë procesit të tretjes. (Si mollë dhe selino).

Këtu do të parashtrojmë një listë me disa ushqime me pothuajse zero kalori, të shoqëruara me kombinime e receta.

rukolaRukola

Rukola ka një shije delikate, është me pak kalori por është e mbushur me fibra, vitaminë A, C dhe K, gjithashtu ka edhe vlera ushqyese të tjera duke përfshirë edhe kalium.

Mund të përdoret në mënyrë perfekte në sallatë, supë. Studimet tregojnë se zarzavatet me gjethe të errëta janë plot me minerale dhe antioksidantë, gjithashtu ndihmojnë në shëndetin tonë seksual.

Shpargujt

Shpargu (asparagu) është i njohur tradicionalisht si një ushqim për detoksifikim, sepse ai përmban nivele të larta të një aminoacidi, i cili largon lëngjet e tepërta nga sistemi juaj. Ajo gjithashtu ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit. Shpargu është edhe një “central elektrik” i vitaminave dhe mineraleve, përfshirë këtu vitaminat A, C, E, K, B6, hekur madje dhe proteina.

brokoli3Brokoli

Brokoli është gjithmonë në listën e superushqimeve me kalori të ulëta. Brokoli është i mbushur me fibra, vitamina dhe minerale, përmban antioksidues të fuqishëm që mund të parandalojnë shfaqjen e kancerit të gjirit dhe redukton rrezikun e kancerit të zorrës së trashë. Brokoli përmban një element kimik për efekt mbrojtës që i jep brokolit shijen paksa të hidhur.

Lakra e Brukselit

Lakra e Brukselit është me pak kalori, përmban fibra dhe mund të përdoret mjaft mirë nëpër sallatra të ndryshme, e shoqëruar me mish të bardhë pule. Për t’i dhënë shije mund t’i shtoni dhe pak salcë të ëmbël speci.

Lakra e kuqe

Krokante, e shijshme dhe e ëmbël. Si mund të jetë një ushqim kaq i mirë dhe me kaq pak kalori? Lakra e kuqe përmban vitamina, minerale, fibra dhe përmban disa kimikate natyrore, të cilat parandalojnë kancerin dhe rrisin riparimin qelizor. E shikoni sa shumë veti të mira dhe sa pak kalori ka ky superushqim?

Panxhari

Në këtë rast mund të hani diçka të ëmbël pa u ndjerë në faj. Panxhari është i pasur me fibra, hekur, folate, kalium dhe është një antioksidues shumë i mirë. Mund të jetë një shoqërues shumë i mirë në sallatë ose me makarona integrale. Ngjyra e panxharit vjen nga një antioksidues i fuqishëm që quhet betanin./ Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë