Ngrënia e boronicave ndihmon në kapërcimin e traumave

Boronicat mund të ndihmojnë në kapërcimin e traumave dhe kujtimeve të këqija të përjetuara. Një përfundim i tillë doli nga një kërkim i kryer tek minjtë “me probleme të stresit post traumatik” si pasojë e një “përjetimi negativ” pas takimit me armikun e tyre më të madh: macen.

boronica femijeStudimi u paraqit në takimin “Biologjia Eksperimentale” në Boston, SHBA, studim i kryer pranë Universitetit të Luizianës.

Çrregullimet e stresit post-traumatik, nga të cilat vuan rreth 8% e popullsisë, përbëjnë një problem të rëndësishëm dhe të vështirë për t’u shëruar: sot për sot, të vetmet ilaçe të përdorura si terapi, janë disa antidepresivë që, në fakt, kanë një efikasitet të pjesshëm. Psikoterapia ndihmon, por zakonisht jo në mënyrë përfundimtare.

Një ndihmë e madhe vjen nga boronicat, që sot vlerësohen shumë për përmbajtjen antioksiduese.

Të vënë për së dyti përballë maces, armikut të tyre më të madh, minjtë e ushqyer për një muaj me një dietë të pasur me boronicë, dukej se e kishin kaluar traumën e fundit.

Konsumi i boronicave rrit nivelet e serotoninës, molekulës së rëndësishme që shërben si një rregullator për humorin, duke dhënë efekte të ngjashme me atë të antidepresivëve.

Edhe pse ende në fazat paraprake, ky studim është interesant, sepse tregon një mënyrë alternative për çrregullimet post-traumatike.

Përshtati në shqip: A.Gjypi

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm