Tërshëra, ja pse duhet të konsumohet

Mund ta keni dëgjuar shpesh tërshërën si një mënyrë e mirë për të rënë në peshë. Megjithatë, konsumimi i tërshërës nënkupton për trupin tuaj më shumë sesa aq. Ja të mirat që ai sjell në shëndet:

  1. Ul kolesterolin

Tave me molle dhe tershere3Tërshëra është një burim i pasur fibrash (fibra të cilat mund të gjenden dhe në mollë, dardhë, kumbulla të thata etj). Këto lloj fibrash pengojnë thithjen e LDL-së, i njohur si kolesteroli i keq. Një filxhan tërshërë përmban më shumë se 5 gramë fibra, të cilat janë të mjaftueshme për të ulur nivelin e kolesterolit.

  1. Ul rrezikun e presionit të lartë të gjakut

Fibrat që përmban tërshëra ofrojnë përfitime të shumta kardiovaskulare, përfshirë këtu edhe reduktimin e rrezikut të presionit të lartë të gjakut. Është e rekomanduar që gratë në menopauzë, të cilat e kanë në tendencë rritjen e presionit të gjakut, të hanë tërshërë çdo mëngjes.

  1. Është e pasur me antioksidantë

Tërshëra përmban një lloj të veçantë antioksidanti që quhet avenanthramide. Ky antioksidant ndihmon në luftimin e radikaleve të lira që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare

  1. tershereStabilizon sheqerin në gjak

Një dietë e lartë në fibra stabilizon nivelin e sheqerit në gjak. Ajo ndihmon gjithashtu në parandalimin e diabetit. Përveç fibrave, tërshëra është një burim i mirë magnezi, i cili rregullon nivelet e insulinës dhe glukozës.

  1. Rrit sistemin imunitar

Tërshëra përmban një lloj fibre të caktuar të quajtur beta-glukan. Kjo fibër ndihmon kundër sëmundjeve të zemrës dhe rrit sistemin imunitar. Ajo ndihmon edhe në luftimin e infeksioneve bakteriale.

  1. Ndalon rritjen e peshës

Të hash ushqim dhe të mos shtosh peshë tingëllon si një lloj diete e përsosur. Tërshëra është aq e pasur me fibra, sa t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat rrisin viskozitetin e përmbajtjes së stomakut në mënyrë që ai të mos ndihet i zbrazur.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe