Mënyra se si e filloni ditën, është mjaft e rëndësishme. Nëse do të shikonit përfitimet që sjell konsumimi i një gote ujë të vakët me limon, atëherë do të jetë e sigurtë që do nisni mëngjesin kështu.
Limoni është i pasur me vitaminë C dhe kalium. Vitamina C është mjaft e rëndësishme në luftën ndaj ftohjeve dhe kaliumi stimulon trurin dhe ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut.
- Balancon pH
Limonat janë plot me alkalinë. Po, ata janë acid më vete, por brenda trupit tonë janë alkalinë (acidi citrik, që përmban limoni nuk krijon aciditet në trup). Një “trup alkalinë” është me të vërtetë çelësi për një shëndet të mirë.
- Ndihmon në humbje të peshës
Limonat përmbajnë shumë fibra pektin, të cilat ndihmojnë për të luftuar urinë. Nuk ëshë aspak e vërtetë se limoni të gërryen dhe të shton urinë (natyrisht që duhet përdorur në mënyrë të moderuar). Njerëzit që mbajnë një dietë alkalinë, humbasin peshë më shpejt.
- Ndihmon në tretje
Uji i ngrohtë shërben për të stimuluar traktin gastrointestinal dhe bën kontraktimet e muskujve brenda mureve të zorrëve për të mbajtur gjërat në lëvizje. Limonat janë gjithashtu të pasur me minerale dhe vitamina dhe ndihmojnë të lirojnë toksinat nga trupi.
Lëngu i limonit ndihmon në shkarkimin e materialeve të padëshiruara nga trupi (për shkak se rrit normën e urinimit). Toksinat largohen dhe ju ndihmon të mbani traktin urinar më të shëndetshëm.
- Pastron lëkurën
Vitamina C ndihmon në uljen e rrudhave dhe pikave të zeza. Limonat, siç e thamë, ndihmojnë në eliminimin e toksinave nga trupi dhe për këtë arsye lëkura juaj do të bëhet më e qartë.
- Vepron si hidratues i sistemit limfatik
Një gotë ujë i vakët me limon ndihmon që ta filloni ditën me të hidratuar dhe natyrisht që parandalon dehidratimin dhe lodhjen e veshkave. Kur trupi juaj është i dehidratuar (ose kur keni lodhje të veshkave), ai nuk mund t’i kryejë të gjitha funkisonet e duhura, gjë e cila con në ndërtimin e toksinave, stres, kapsllëk etj.
- Uji me limon përveç këtyre ju jep dhe shumë energji
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi




