Autostrada Levan-Vlorë shtoi përmbytjet e këtij viti

Seniora 2

Ura e autostradës mbi lumin Vjosë, që ndodhet rreth 3 km poshtë Urës së Mifolit, duhet të lejonte kalimin e prurjeve maksimale, dhe jo të krijonte mufatje deri në rrezikimin e vetë urës

Në një raport të publikuar së fundmi nga specialistët Molnar Kolaneci dhe Xhemal Mato, mbi përmbytjet e lumit Vjosë në periudhën 31 janar 2015-5 shkurt 2015, del se ndër të tjera përmbytja është përkeqësuar dhe nga autostrada e re Levan-Vlorë.

Harta e permbytjeve nga Vjosa_ne baze te deshmive_3Në studimin e mbështetur nga REC-Albania, në kuadër të programit SENIOR-a, konstatohet se “parametrat teknikë të dy autostradave që rrethojnë lumin Vjosë, Levan-Tepelenë dhe Levan-Vlorë, nuk kanë marrë parasysh zonën ku janë vendosur. Është e palejueshme që autostrada e përfunduar në vitin 2013, Levan-Tepelenë, të përmbytet nga Vjosa. Normalisht, projektuesit e kësaj autostrade duhet të kishin në termat e referencës mbrojtjen nga lumi Vjosë.

“Gjithashtu, edhe autostrada tjetër Levan-Vlorë, ka bërë dy ndërhyrje të gabuara, për mendimin tonë, në zonën e përmbytur. Së pari, ura e autostradës mbi lumin Vjosë, që ndodhet rreth 3 km poshtë Urës së Mifolit, duhet të lejonte kalimin e prurjeve maksimale, dhe jo të krijonte mufatje deri në rrezikimin e vetë urës. Nga ana tjetër, autostrada ngrihet si një argjinaturë nëpër një tokë bujqësore, me një sistem drenazhimi të kolauduar. Pajisja e autostradës me një sistem tombinosh e ka çorganizuar këtë sistem drenazhimi dhe, në disa raste, ka krijuar një rrjedhje të kundërt të sistemit të drenazhimit. Jemi të mendimit që projekti i autostradës duhet të ishte certifikuar nga Ministria e Bujqësisë.”

Studimi identifikon në vend faktorët e tjerë që shtuan dëmet nga përmbytjet, si psh. ndërtimi i fshatit Darëzezë në kuota shumë të ulëta, marrja e inerteve etj.

Autorët e studimit rekomandojnë që instituti përgjegjës për monitorimin e përmbytjeve, IGJEUM, të riorganizohet. Në kushtet e sotme ai nuk është në gjendje as financiarisht, por as profesionalisht, të japë kontribut në këtë çështje. Në rastin e përmbytjeve të lumit Vjosë, instituti nuk ka regjistruar informacione të detajuara për përmbytjen.

Harta e përmbytjeve nuk pretendon të japë një shtrirje të saktë të përmbytjes, por ajo tregon se shtrirja e saj ishte në një sipërfaqe prej 20-24.000 hektarësh, me intensitet më të lartë në fshatrat pranë rrjedhës së lumit, si Fitore, Ferras, Pishë-poro, Poro dhe në fshatin e ri të Darëzezës.

Sipas studimit, autoritetet nuk kanë marrë asnjë hartë satelitore të përmbytjes për të faktuar shtrirjen dhe intensitetin e saj. Prandaj studimi rekomandon futjen si pjesë të procedurës të këtij elementi të rëndësishëm për vlerësimin e gjendjes.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik
Shoqata Amerikane e Zemrës publikon udhëzuesin e ri të ushqimeve: Favorizoni proteinat me bazë bimore
Pacientët e QSUT pa analiza, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë