Sheqeri artificial është një nga përbërësit e “Pepsi”-t që mendohet të eliminohet nga kjo pije. Shkak për këtë është siguria e konsumatorëve.
Kanaçet të cilat nuk do të përmbajnë sheqerin artificial, do të dalin në shitje në muajin gusht.
Vitin e kaluar shitjet e “Pepsi”-t dietik ranë me 5%.
Sipas prodhuesve të “Pepsi”-t, ky përbërës do të zëvendësohet me një lloj tjetër sheqeri diabetik- sukraloz të përzierë me kalium acesulfam ( Ace-k), i cili do të jetë më i shëndetshëm për konsumatorin.
Seth Kuman, nënkryetar i kompanisë së “Pepsi”-t ka thënë se shija e kësaj pijeje të re mund të jetë pak e ndryshme.
Megjithatë, duhet të ekzistojë një limit për konsumin e pijeve të cilat kanë në përmbajtje sheqer dietik./BBC/ Elena Beta


